Bota

Rinumërimi i votave te 134 qendra, zëdhënësi i KQZ-së: Procesi pritet të përfundoj sot

10 Mars 2021, 10:35 Nga DOSJA
Rinumërimi i votave te 134 qendra, zëdhënësi i KQZ-së:

KOSOVË-Qendra e Numërimit dhe Rezultateve(QNR), me vendim të PZAP-së është duke vazhduar procesin e rinumërimit të votave. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valdimir Elezi ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të 134 qendrave të votimit do mbyllet ditën e sotme.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, tha Elezi.

Po ashtu, Elezi ka shtuar se janë në pritje edhe të vendimit nga Gjykata Supreme për ankesat që janë paraqitur.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove rinumeri i votave ne kosve vladimir elezi zgjedhjet ne kosove kosove rinumeri i votave ne kosve vladimir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll