Politike

Në skenë edhe Tom Doshi, kreu i PSD i përgjigjet PD-së: Shpifje të pabaza! Ne jemi faktor në politikën shqiptare

10 Mars 2021, 12:18 Nga DOSJA
Në skenë edhe Tom Doshi, kreu i PSD i përgjigjet PD-së:

TIRANË- Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, pas kërkesës që demokratët dorëzuan sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkuan të mos lejohet garimi në zgjedhje i Doshit.

“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!”-thuhet në reagimin e PSD.

Partia Demokratike i kërkoi sot KQZ-së që të mos e regjistrojë Doshin si kandidat në zgjedhje, pasi sipas PD, ai preket nga dekriminalizimi pasi i është ndaluar hyrja në SHBA.  KQZ ka afat 2 ditë për të shqyrtuar kandidaturat e paraqitura pranë institucionit më të lartë zgjedhor në Shqipëri dhe më pas do të shpallë vlefshmërinë e emrave që do të vijojnë garën për 25 prillin.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tom doshi zgjedhjet e 25 prillit 2021 tom doshi zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll