Politike

‘Janë nisur për dasëm me kalastrenat e Dukës’/ Kreu i PAA i përgjigjet ironisë së Ramës: U pa puna, pas 25 prillit d

10 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
‘Janë nisur për dasëm me kalastrenat e Dukës’/

TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka iu është përgjigjur deklaratës së thënë nga kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit politik që zhvilloi ditën e sotme. Teksa ka bashkangjitur një foto të një pule e cila mban kokën e Ramës, ai tha se Rama ka frikë që të merret me bilancin e tij. Në fund Duka shkruan se pas 25 prillit, ai do t’ia gjejë një vend në pulari.

POSTIMI:

‘Meqënëse ka frikë të merret me bilancin e tij, po e nxjerr unë një arritje të këtyre 8 viteve. U pa puna, pas 25 prillit do t’ia gjej një vend në pulari…

Por çfarë bëri Edi Rama sot?

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, sot kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Për Dukën, Rama tha se: ‘Sot kanë nxjerra para një dhëndër Lulin, janë nisur për dasëm me kalastrenat e Dukës, me kecat e Tym Idrizit, me preshin e Tritanit, kasetat e Salianjit. Kurrë që në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka parë këtë tablo krushqish.’

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka agron duka

Sondazh

Poll