Politike

Meta sulmon ndërkombëtarët nga Fieri: Shqiptarët leksion atyre që na quajnë sorra. Rama, me probleme mendore

10 Mars 2021, 12:09 Nga DOSJA
Meta sulmon ndërkombëtarët nga Fieri: Shqiptarët leksion

FIER– Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në qytetin e Fierit. Duke nisur nga fotoja me të cilën numri një i qeverisë e ironizoi teksa prezantonte emrat e kandidatëve të tij në zgjedhje, Meta iu përgjigj duke u shprehur se ishe i lumtur që nuk konsumonte lëndë narkotike.

Më pas, teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve lidhur me sulmet që kishte marrë nga i pari i qeverisë, kreu i shtetit sugjeroi se Rama kishte probleme mendore dhe se duhet t’i nënshtrohej një kontrolli shëndetësor. Meta pati edhe një sulm për ndërkombëtarët, të cilëve sipas tij populli shqiptar do t’u japë një leksion për faktin që i konsiderojnë një popull sorrash.


Më pas ndër të tjera, Meta shtoi se dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian, duke kërkuar edhe njëherë nga qytetarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të vendosur për fatin e tyre.

Nga ekrani, presidenti u ka kërkuar shqiptarëve që të shikojnë me kujdes të gjithë emrat e kandidatëve tradicionalë dhe të rinj që janë futur në garë, për të vendosur për të ardhmen e tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fier ilir meta ilir meta ne fier fier ilir meta ilir meta ne fier

Sondazh

Poll