Politike

E quajti “Gridare”, Duma i përgjigjet Ramës; Patë një njeri në panik, nuk ka asgjë për të ofruar veç sulmeve

10 Mars 2021, 12:04 Nga DOSJA
E quajti “Gridare”, Duma i përgjigjet Ramës; Patë

TIRANË- Grida Duma, kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës dhe konkretisht në Kavajë, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas sulmit personal që kreu i qeverisë iu bëri sot me radhë të gjithë kandidatëve të opozitës. Në një video-reagim nga terreni ku ndodhet në fushatë, Duma tha se Rama është në panik dhe s’ka asgjë për sulmuar veç sulmeve.

REAGIMI I PLOTË:

Pas 8 vitesh dështime. Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën,
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera. Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.
Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve. Është për të të ardhur keq. Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat. Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.

Por çfarë bëri Edi Rama sot? 

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, sot kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Për Dumën, Rama e krahasoi me Etjen Xhafajn dhe tha se “Shihni Kavajën… Me Etjenin që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet edhe Gridare, gridare ooo ooo”.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama grida duma edi rama grida duma

Sondazh

Poll