Politike

Përfundon takimi me Yuri Kim, Kryemadhi: Diskutuam për situatën e fushatës elektorale në Elbasan, Kryeprokurori i Elbasanit

10 Mars 2021, 12:01 Nga DOSJA
Përfundon takimi me Yuri Kim, Kryemadhi: Diskutuam për situatën e

ELBASAN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi pas përfundimit të takimit me Yuri Kim, në Elbasan ka dhënë një deklaratë për gazetarët e pranishëm. Kryemadhi bëri të ditur se kanë diskutuar në lidhje me fushatën elektorale si dhe mundësinë që duhet ti japin qytetarëve për të votuar pa pasur asnjë formë presioni.

Ndër të tjera ajo tha se kryeprokurori i Elbasanit është në konflikt interesi pasi vëllai i tij i 3-ti në listën e PS.

BISEDA:

Kryemadhi: Konkretisht me ambasadoren diskutuam për situatën e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë qarkun e Elbasanit. Ajo që ne diskutojmë dhe është shumë me rëndësi ka rëndësi që t’u krijojmë shanse dhe mundësi të gjithëve të votojnë, të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore duke filluar me ndihmën ekonomike, me konfliktin e interesit që ka prokurori i Elbasanit sot ku vëllanë e tij e ka të 3-tin në listën e PS-së, për të vazhduar më tej me krijimin e mundësive që të ketë sa më shumë gra e vajza që të jenë pjesë e asaj që është e domosdoshme përfaqësues. Të mos harrojmë që Elbasani është qytet më elitar se Tirana për sa i përket intelektualëve, forcës së gruas, forcës së rinisë. Tjetra që është e rëndësishme dhe dua t’ua theksoj të gjithëve është që lista fituese e LSI i jep një shans të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave, grave dhe vajzave për të qenë ato që do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë. Skadenca e Edi Ramës…

Gazetari: Sa deputetë do të marrë LSI në Elbasan?

Kryemadhi: 3.5 jemi tani, po luftojmë për të 4-tin!

Gazetari: Këto janë projeksione siç i ka Edi Rama “8 deri në 9”?!

Kryemadhi: Jo, Edi Rama, Taulantin e ka të 8-in, kështu që mos kini merak!

Gazetarët: Zonja Kryemadhi, u relaksuat me Ambasadoren?

Kryemadhi: Sigurisht që u relaksuam edhe qeshëm shumë.

Gazetari: Ndonjë gjë për ne mediat, meqë na akuzuat se ne nuk merremi me familjet e varfra po merremi me vizitat që bëni me ambasadorët?

Kryemadhi: Po dhe ju them se shqiptarët paguajnë më shumë taksa, shqiptarët kanë një jetë më të shtrenjtë seç kishin katër vite më parë, shqiptarët po ikin nga Shqipëria, shqiptarët sot ndihen më të pasigurt, prandaj më 25 prill pajisuni me kartat e identitetit, pajisuni me pasaportat biometrike, të shkojmë drejt kutive…

Gazetari: I kemi!

Kryemadhi: Jo, nuk i kanë të gjithë se nuk kanë mundësi të gjithë ta blejnë 17 mijë lekë.

Listat e kandidatëve për deputetë/ Yuri Kim mbledh politikanët në Elbasan, takohet me Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin. Kryetarja e LSI-së: Ka nevojë për pushim ambasadorja

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll