Politike

Vasili i drejtohet SPAK: Bëj detyrën! Kush vjedh për Rilindjen futet në listën e saj

10 Mars 2021, 11:50 Nga DOSJA
Vasili i drejtohet SPAK: Bëj detyrën! Kush vjedh për Rilindjen

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, i bën thirrje SPAK që të bëjnë detyrën dhe të dënojnë këdo që vjedh në zgjedhjet e 25 prillit.

POSTIMI:

Kush vjedh per Rilindjen futet ne listen e saj!SPAK bej detyren!!
Edi Rama me moton #kushvjedhperRilindjeneshteneliste
ka perfshire ne listen e rilindjes si kandidate per deputete te gjithe ministrat, ish ministra e sekretare te pergjithshem pjese e aferes 400 milionshe te inceneratoreve.
SPAK aq i rrufeshem per te hetuar ceshtje nga më minoret e te parendesishmet ka qepur gojen perpara denoncimit te LSI per aferen e inceneratoreve.
Po ja kujtojme serish SPAK-ut faktet shume te renda, per t’ja ndriçuar memorjen dhe per ti kujtuar pergjegjesine.
Së pari SPAK ka detyrimin të çojë përpara drejtesise Kryetarin i Bashkisë së Tiranës, qe rrëmbeu autoritetin dhe asgjësoi Këshillin Bashkiak dhe dha miratimin për një projekt korruptiv, që zgjat plot 30 vjet, duke shkelur ligjin për pushtetin vendor, i cili thotë qartë që vendimet që lidhen me buxhetin e bashkisë, merren vetem nga Këshilli Bashkiak me shumicën e 3/5. Kjo aferë kaq e qartë dhe ky dhunim i ligjit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk mund të kapërcehet, nuk mund të anashkalohet. Është pikërisht përpara syve të te gjithe qytetarëve dhe përpara syrit të SPAK.
Se dyti:SPAK ka detyrimin qe të çojë para përgjegjësisë deri në një, Kryeministrin dhe Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, te cilet perbuzën dhe kapërcyen edhe mbi opinionin kundër të Ministrave te Financave dhe te Drejtesise duke miratuar aferën 400 milionëshe. Qeveria asgjësoi vetveten, vetëm në emër të korrupsionit.
Së treti, SPAK ka detyrimin të coje perpara drejtesise ministrin qe u zotua me shkrim se kjo aferë nuk do të kishte detyrime buxhetore, nuk do të dilnin para’ nga buxheti i shtetit perkundrazi do fitoheshin ndersa ne te vertete dolën dhjetëra e qindra milionë euro.
Së katërti, SPAK ka detyrimin te coje perpara drejtesise qeverine, qe miratoi zbatimin e projektit, që i takonte të gjithë qarkut të Tiranës, ku bëjnë pjesë 5 bashki, duke u bazuar vetëm në miratimin e paligjshëm,individual dhe personal të Erion Veliaj. .
Së pesti:SPAK ka detyrimin duhet te çoje perpara drejtesise Kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe Qeverine, qe në funksion të këtij projekti korruptiv qeveria ka parashikuar që kompanisë ti paguhen edhe sasia e plehrave të paprodhuara. Pra qytetarët e Tiranës, do të paguajnë dhe për plehra që nuk ekzistojnë. Pra u prodhuan, s’u prodhuan mbeturinat, banoret duhet te paguajne kompanine e qeverise.
SPAK bej detyren, zbato ligjin. Qeveria dhe qytetaret jane te barabarte perpara ligjit.
SPAK kete presin shqiptaret nga ti!!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll