Politike

Meta nga Fieri: Me rëndësi pjesëmarrja masive, dosjet e Shijakut dhe Dibrës po mbajnë peng integrimin e vendit

10 Mars 2021, 12:16 Nga DOSJA
Meta nga Fieri: Me rëndësi pjesëmarrja masive, dosjet e Shijakut

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një komunikim për mediat nga qyteti i Fierit i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit tha se ishin dosjet e Dibrës dhe të Shijakut, ato që kishin mbajtur peng integrimin e vendit në Bashkimin Europian. 


“Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Gjithashtu dhe mos ndëshkimi dhe mos hetimi i krimeve elektorale, të denoncuara, por ndërkohë jam i bindur se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij në demokraci. Dhe këtë fuqi dueht ta tregojë, dhe jam i bindur do e tregojnë në 25 prill. Ju e dini që Presidenti ka qenë gjithmonë në anën eKushtetutës, interesit publik, interesit qytetar. Gjithmonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do ishin çelur negociatat. Presidenti ka vetëm një votë, vota e tij do jetë e barabartë me qytetarin më të thjeshtë. Presidenti do të japë fuqi votës së shqiptarëve. çdo qytetar të ndërgjegjësohet, se vetëm përmes votës hap një rrugë të re, familjen, fëmijën, të ardhmen. Vetëm nëpërmjet votës ndëshkon atë që nuk ka mbajtur premtimet e tij. Kur flas për referendum më 25 prill, është vënë në diskutim e ardhmja e Shqipërisë. Në 2006 u nënshkrua marrëveshja e Stabilizim-Asocim. Serbia dhe Mali i Zi e nënshkruan 2 vite më pas. Ne jemi 7 vite pas Serbisë, 9 vite pas Malit të Zi. është humbje e jashtëzakonshme kohe, energjie. S’kemi pasur asnjë problem, pse? Për shkak të mungesës së vullnetit politik. Vetëm një pjesëmarrje shumë masive e qytetarëve përmirëson kredencialet demokratike, që janë aq shumë të dëmtuara. Vetëm të shohësh amendamentet e fundit nga Komisioni i Politikës së Jashtme, problemi i medias. Pikërisht për të instaluar një regjim të gënjeshtër ku pushteti kërkon t’u imponohet.”– tha Meta.

LAJMI KRYESOR/ Meta sulmon ndërkombëtarët nga Fieri: Shqiptarët leksion atyre që na quajnë sorra. Rama, me probleme mendore

(f.g.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne fier ilir meta ilir meta ne fier

Sondazh

Poll