Politike

“Edhe sikur të pija raki”, Meta i përgjigjet Ramës: Unë kokainën se përdor, i doli mafias ndërkombëtare garant se do

10 Mars 2021, 12:11 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama pas sulmit personal që shefi i qeverisë i bëri sot në nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Fieri, ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i shtetit tha se nuk është i shqetësuar për foton ku doli duke pirë ujë, edhe sikur ajo të ishte “raki”, ndërsa shigjetoi Ramën si njeriun e lidhur me mafian ndërkombëtare.


“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha shqetësuar. Kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike. Ai del garant (Rama) para mafias ndërkombëtare për të pastruar lekët e saj”, tha Meta.

Por çfarë bëri Edi Rama sot? 

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, sot kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Për Metën, Rama vuri një foto nga emisioni “Opinion”, ku kreu i shtetit shfaqej duke pirë ujë dhe tha se: Mos thoni që ky s’është deputet, ky është kryedeputet. Etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme. Përfytyroni sikur në 25 prill të mos zgjidhet kjo por ky. Shikojeni.

LAJMI KRYESOR/ Meta sulmon ndërkombëtarët nga Fieri: Shqiptarët leksion atyre që na quajnë sorra. Rama, me probleme mendore

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata per 25 prillin ilir meta edi rama fushata per 25 prillin ilir meta

Sondazh

Poll