Politike

Balliu “shpërthen” ndaj Ramës: Ti s’ke b*thë të bësh takim te Unaza e Re, jo më të hysh në shtëpia

9 Maj 2019, 18:17 Nga DOSJA
Balliu “shpërthen” ndaj Ramës: Ti s’ke b*thë

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, sapo është liruar ditën e sotme,  ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët  vijojnë  me protestën e tyre, duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë.

Balliu nuk nguroi të sulmojë kryeministrin Edi Rama, ku e paralajmëroi se nuk do të ndalet bashkë me banorët, duke mbrojtur kauzën e tyre.

Ai u shpreh se shoqërimet dhe arrestimet e rilindjes i bëjnë më të fortë banorët.

Ju falenderoj ju për mbështetjen tuaj. Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të rilindjes, janë në ditët e tij të fundit, ndaj janë më të dhunshëm me qytetarët e lire. Por nuk ka burrë që na ndal, nuk frikësohemi ne me shoqërime e arrestime, vetëm zoti mund të na ndalojë. Por Edi Rama, rilindja, arrrstimet nuk bëjnë gjë tjetër, veçse na bëjnë më të fortë. Edi Rama ti këtu nuk mban dot një takim, e jo më të kesh b*thë të hysh tek Unaza e Re për të prishur shtëpitë”, tha ish deputeti demokrat, Klevis Balliu para banorëve të Astirit.

Balliu tha se jo dy ditë, por as 2 mijë ditë burg janë pak për kauzën e këtyre banorëve.

“Për ju jo dy ditë por edhe 2 mijë ditë janë pak burg për kauzën tuaj. Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes, si Revani Jaupi që së shpejti do të bëhet hallvë. Edi Ram dhe pinjollët e tij janë në ditët e fundit dhe kjo është arsyeja se pse tani janë më të dhunshëm me qytetarët e këtij vendi. Jam këtu për ta garantuar se nuk ka burg që na ndal. Nuk frikësohemi me shoqërime, vetëm Zoti mund të na ndalojë. Edi Rama do të na bëjë më të fortë. Edvin, siç e pe edhe vet ti dhe qeveria jote e mbaruar nuk mban dot një takim jo të kesh b… të hysh tek Unaza e Re”,u shpreh Balliu.

Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone.

Balliu u shoqërua me furgonin e policisë për t’u dërguar në Komisariatin 6 dhe më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës ku iu komunikua arrestimi. Ndërsa sot, gjykata e Tiranës, liroi ish deputetin e PD-së, duke i vendosur masën “detyrim paraqitje”.

(a.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimet tek unaza e re klevis balliu protesta te astiri arrestimet tek unaza e re klevis balliu protesta te astiri

Sondazh

Poll