Politike

Basha në Mallakastër/ ‘Zyrtarizon’ kandidatin e parë për zgjedhje, ngatërron ditën e protestës

9 Maj 2019, 17:57 Nga DOSJA
Basha në Mallakastër/ ‘Zyrtarizon’ kandidatin e parë

MALLAKASTËR– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Mallakastrës pasditen e sotme. 

Në fjalën e tij, Basha sërish lëshoi gafën e radhës, duke i ftuar qytetarët mallakastriot që t’i bashkohen protestës së 11 shkurtit kur në fakt tubimi i radhës i opozitës në Tiranë është vendosur më 11 maj. Muaj ky ende në të cilin ndodhemi. 

Kjo gafë është bërë edhe më parë më 8 prill, ku Basha i ftonte qytetarët në protestën e 13 shkurtit. Nuk dihet përse Basha e ka kaq “fiksim” muajin shkurt?

Gjithashtu gjatë takimit, kryebashkiaku Agron Kapllanaj ka rikonfirmuar kandidaturën e tij. Gjatë fjalës së tij, Agron Kapllanaj sqaroi se do të hynte në zgjedhje, por jo në 30 qershor pasi sipas tij ato nuk do të zhvilloheshin.

Ditën e sotme, Basha ka zhvilluar takime në qytete në jug të Shqipërisë, ku edhe iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 11 majit që do të zhvillohet nga opozita e bashkuar. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne mallakaster gafa e bashes lulzim basha basha ne mallakaster gafa e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll