Politike

Premtoi bojkot të zgjedhjeve lokale, PD prezanton kandidatin e parë nga Mallakastra

9 Maj 2019, 18:10 Nga DOSJA
Premtoi bojkot të zgjedhjeve lokale, PD prezanton kandidatin e parë

MALLAKASTËR- Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 qershor. (Lexo këtu)

Por gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka rikonfirmuar kandidaturën e tij.

Gjatë fjalës së tij, Agron Kapllanaj sqaroi se do të hynte në zgjedhje, por jo në 30 qershor pasi sipas tij ato nuk do të zhvilloheshin.

“Kam marrë shumë mesazhe nga ju dhe e mirëkuptoj shqetësimin tuaj kur thoni: Çfarë do bëhet? Kandido! Sigurisht që do të kandidoj. Sigurisht që do të votohem. Sigurisht që do të futemi në zgjedhje, por jo në 30 qershor”.

Më 23 prill, në marrëveshjen me 10 pika të nënshkruar nga PD dhe 6 aleatët theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira.

(k.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron kapllanaj basha ne mallakaster zgjedhjet lokale 2019 agron kapllanaj basha ne mallakaster zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll