Politike

Samiti i Brdo-Brijuni, Meta: Mbështesim Kosovën për rifillimin e dialogut me Serbinë

9 Maj 2019, 16:23 Nga DOSJA
Samiti i Brdo-Brijuni, Meta: Mbështesim Kosovën për rifillimin e

Pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijuni të zhvilluar në Tiranë, ka reaguar sërish Presidenti Ilir Meta, i cili shprehet se Shqipëria mbështet përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për të rivendosur dialogun me Serbinë. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se “Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”. 

Sipas tij rivendosja e dialogut kontribuon për paqen në rajon. 

Postimi i plotë: 

“Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit. #BBPTirana ??????”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta samiti i brdo-brijuni shqipëria mbështet kosovën ilir meta samiti i brdo-brijuni shqipëria mbështet kosovën

Sondazh

Poll