Politike

“Kriminelët e Rrajave”/ Basha: Ju flas si bir nëne, si fëmijë e baba vajze, gratë nuk duhen përdorur kurrë për t’i

9 Mars 2021, 16:09 Nga DOSJA
“Kriminelët e Rrajave”/ Basha: Ju flas si bir nëne, si

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokrtike Lulzim Basha është emocionuar sot teksa fliste për gratë në Shqipëri. Në një konferencë me gazetarët, një ditë pasi dorëzoi listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Basha tha se ai nuk është edukuar asnjëherë që t’i përdorë gratë si makiazh në politikë.

Kryedemokrati shtoi se nuk është formuar që në fëmijëri që të përdorë gratë, edhe si bashkëshort apo si baba vajzash. Në këtë rast, Basha bëri krahasimin me listën e Partisë Socialiste, teksa shtoi se aty janë futur emra që e kanë bërë këtë gjë, duke kujtuar historinë e djalit të Rrahman Rrahjës, Rexhepit, që u denoncua nga e dashura.


Pjesë nga fjala e Bashës:

Lulzim Basha: Ju keni raportuar se gratë janë dhunuar, si në rastin e kriminelëve Rraja në Fushë Krujë. Ju jeni dëshmitarë se si i ka përdorur gratë. Këtë e them si bir nëne, si baba vajze edhe si bashkëshort. E thashë edhe më 8 mars, por nuk duhet të kujtohemi vetëm më atë datë. Një nga ndryshimet mes një shoqërie të hapur dhe asaj të prapambetur është pabarazia gjinore. Në këtë rast Rama përdor truke. Unë nuk do t’i përdor kurrë si makiazh. Nuk është ky formimi im as si fëmijë, as si bashkëshort dhe as si koleg. Nuk është ky formimi im. Për mua gruaja dhe burri shqiptar duhet të ndihen të barabrtë kudo që ndodhen, në dhomën e ndenjës, ku dhuna po bëhet e patolerueshme për shkak të krizës ekonomik. Tek vendi i punës ku vazhdon diferenca mes pagave pavarësisht letrave. Ndaj gratë në listën time, në listën e Partisë Demorkatike përfaqësojnë këtë raport, me dëshirën e tyre për ndryshim. Nuk i bëjnë makiazh. Gratë përjetojnë dramat më të mëdha, një nënë që largon fëmijët për emigracion, që nuk ka çfarë tu shtrojë, që nuk e sheh dot në sy bashkëshortin, që nuk kujdesen dot as për veten e tyre. Pa larguar Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj ndryshimi. E dinë të gjithë, edhe fëmijët po të dalësh të drejtohen me thirrjet ‘Rama ik’, nuk i nxit njeri. Ne do të sjellim ndryshimin për çdo shqiptar. Së bashku më 25 prill.

Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga fëmijët dëgjoj “Rama ik”, do mbaj larg duart nga drejtësia! Lista e PS-së? Fasadë për të fshehur bandat, Rrahjat, Ndraxhin e Qyrbjen, gratë i përdor për makiazh

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll