Politike

A do të dorëhiqet nëse Rama e mund më 25 prill? Basha: E keni përgjigjen brenda, e di edhe një fëmijë që ai s’do bëj

9 Mars 2021, 15:50 Nga DOSJA
A do të dorëhiqet nëse Rama e mund më 25 prill? Basha: E

TIRANË– Kreu i selisë blu është i bindur që do të zgjidhet kryeministër më 25 prill. Në një konferencë me gazetarët, një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Basha u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, po të dilte i humbur përballë kryeministrit Edi Rama më 25 prill.


Në përgjigjen e tij Basha tha se përgjigjia është pikërisht brenda pyetjes, pasi shqiptarët duan ndryshim, dhe ndryshimi do të vijë me të. 

Përgjigjen e pyetjes e keni brenda. Këtë gjë e dinë të gjithë shqiptarët. Edinë të gjithë shqiptarët që nuk ka asnjë ndryshim pa largimin e Edi Ramës dhe të pesë njerëzve që kanë marrë peng Shqipërinë. Të gjithë e dinë këtë gjë. E di edhe një fëmijë e jo më tjetër kush, se ato që nuk ka bërë Rama për tetë vite rresht, nuk do t’i bëjë në vijim,”– tha Basha ndër të tjera.

Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga fëmijët dëgjoj “Rama ik”, do mbaj larg duart nga drejtësia! Lista e PS-së? Fasadë për të fshehur bandat, Rrahjat, Ndraxhin e Qyrbjen, gratë i përdor për makiazh

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll