Politike

Lulzim Basha: Kandidatët e Ramës janë Çyrbja, Ndraxhi, Rrahja, pas 8 vitesh po ofron një fasadë

9 Mars 2021, 15:31 Nga DOSJA
Lulzim Basha: Kandidatët e Ramës janë Çyrbja, Ndraxhi,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike ka nisur marshimin drejt ndryshimit, pasi sipas tij këto tetë vite ka qenë e tmerrshme vrasja e shpresës.

Në një konferencë me gazetarët, një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Basha tha se Rama në listat e tij ka ngritur një fasadë ku ka futur ata të cilët i quajti hajdutë, si: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Çyrbja, Ndraxhi, Rrahja.


Pjesë nga fjala e Bashës: 

Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit. Këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës. Me 25 prill ndryshimi që po vjen ska vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin. Më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin. Kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese, sfidat e Shqipërisë. Kjo, një betejë e vështirë. Rama ngriti një fasadë për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Olta Xhaçkën. Pa largimin e tij, gjithçka është e pasigurt. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën. Kandidatët e Ramës, Çyrbja, Ndraxhi, Rrahja. Pas 8 vjetësh, e vetmja gjë që ofron, një fasadë. Prej ditës së sotme ndryshimi duket qartë, përkushtimi për t’ju shërbyer qytetarëve. Pas fasadës, hajdutët e parave të shqiptarëve dhe bandat. Lista jonë, kandidatë me integritet të lartë.

Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga fëmijët dëgjoj “Rama ik”, do mbaj larg duart nga drejtësia! Lista e PS-së? Fasadë për të fshehur bandat, Rrahjat, Ndraxhin e Qyrbjen, gratë i përdor për makiazh

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll