Politike

“Do t’ju pres këmbët”/ Basha flet për Reformën në Drejtësi: Rama e ka mbajtur peng, unë nuk telefonoj asnjë gjyqta

9 Mars 2021, 15:58 Nga DOSJA
“Do t’ju pres këmbët”/ Basha flet për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se një nga pikat e planit të tij është të mbajë duart larg Reformës së Drejtësi.

I pyetur për Reformën në Drejtësi, në konferencën e mbajtur me gazetarët, Basha tha se ndryshe nga Rama, ai nuk do të telefonojë asnjë gjyqtar për ta kërcënuar e për t’i thënë se do t’i presë këmbët.


“Reforma në Drejtësi ka mbetur peng e Edi Ramës. Më 25 prill shqiptarët do të votojnë një kryeministër si unë që do t’i mbajë duart larg nga Reforma në Drejtësi. Që nuk do të marrë gjyqtarët në telefon për t’i kërcënuar e për tu thënë se do t’ju presë këmbët në momentin që do të luftojnë krimin, por do t’i inkurajojë ata. Larg duart nga drejtësia, kjo është një nga pikat më të rëndësishme e planit tim,”- tha Basha ndër të tjera.

Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga fëmijët dëgjoj “Rama ik”, do mbaj larg duart nga drejtësia! Lista e PS-së? Fasadë për të fshehur bandat, Rrahjat, Ndraxhin e Qyrbjen, gratë i përdor për makiazh

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll