Politike

Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga fëmijët dëgjoj “Rama ik”, do mbaj larg duart nga drejtë

9 Mars 2021, 15:26 Nga DOSJA
Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga

TIRANË– “Fasadë, për të mbuluar bandat e krimit, Rrahjat, Ndraxhin dhe Qyrbjan”, kështu i ka konsideroi kryedemokrati Lulzim Basha listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25-prillit. Në konferencën e parë me gazetarët pas dorëzimit të listave të Partisë Demokratike në Komisoonin Qendror të Zgjedhjeve, Basha premtoi ndryshimin në Shqipëri. Ai tha me bindje se 25 prilli do të sjellë largimin e kryeministrit Edi Rama, dhe se vetë Basha do të mbajë çdo fjalë e çdo premtim që ka bërë për mandatin e tij të parë.

Në të kundërt, siç tha edhe vetë, nuk do të kërkojë një mandat të dytë. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka pranuar të japë një koment për kryeministrin Edi Rama, i cili i cilësoi listat e PD-së si ‘afirmimi i fosilizimit’. I pyetur në lidhje me këtë gjë, Basha tha se komenti ka qenë vetë fytyra e Ramës sot. Basha u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, po të dilte i humbur përballë kryeministrit Edi Rama më 25 prill. Në përgjigjen e tij Basha tha se përgjigjia është pikërisht brenda pyetjes, pasi shqiptarët duan ndryshim, dhe ndryshimi do të vijë me të. 

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka lënë pa komentuar as dorëheqjen e Lisandër Hoxhës, nënkryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili e paralajmëroi këtë gjë, para dy ditësh. Në konferencën me gazetarët, Basha tha se në lista përfaqësohen të rinjtë. Ai shtoi se numrat janë të kufizuar, por jo dëshira dhe vullneti i atyre personave që janë listuar aty, të cilët duan të sjellin ndryshimin në vend. Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se një nga pikat e planit të tij është të mbajë duart larg Reformës së Drejtësi. I pyetur për Reformën në Drejtësi, Basha tha se ndryshe nga Rama, ai nuk do të telefonojë asnjë gjyqtar për ta kërcënuar e për t’i thënë se do t’i presë këmbët.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar Ervin Salianjin si një nga personat me integritet dhe i përkushtuar për të sjellë ndryshimin në vend. I pyetur gjatë konferencës me gazetarët, nëse ka ‘rrëzuar’ votën e kryesisë së Partisë Demokratike me kthimin e Ervin Salianjit, Basha tha se në lista ka futur njerëz me integritet.

Basha u emocionua teksa fliste për gratë në Shqipëri. Ai nuk është edukuar asnjëherë që t’i përdorë gratë si makiazh në politikë. Kryedemokrati shtoi se nuk është formuar që në fëmijëri që të përdorë gratë, edhe si bashkëshort apo si baba vajzash. Në këtë rast, Basha bëri krahasimin me listën e Partisë Socialiste, teksa shtoi se aty janë futur emra që e kanë bërë këtë gjë, duke kujtuar historinë e djalit të Rrahman Rrahjës, Rexhepit, që u denoncua nga e dashura.

Edhe futjen e Najada Çomos dhe të Luljeta Bozos në listën e Partisë Socialiste, Basha e komentoi si një makiazh që Rama po u bën listave të tij, por që gjithsesi, sipas kryedemokratit, nuk do ta shpëtojnë më 25 prill. Konferenca u mbyll me një të qeshur nga kryedemokrati, që nuk na ka rastisur t’ja shohim më herët. Në momentin që mbaruan pyetjet, Basha falenderoi gazetarët edhe për pritjen e mbrëmshem deri në orët e vona që u dorëzuan listat dhe nisi të qeshte teksa shtoi: Do ta bëjmë natën ditë!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll