Politike

U rendit në vendin e 21 në listën e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli: Pas dy dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhë

9 Mars 2021, 15:41 Nga DOSJA
U rendit në vendin e 21 në listën e Partisë Socialiste, Mimi

TIRANË-Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, ka reaguar, pasi Rama e vendosi në vendin e 23-të në listë për të kandiduar për deputete në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kodheli shprehet e pakënaqur, teksa thotë se pas dy dekadash mbrëmjen e djeshme ka pranuar sfidën e radhës, duke shtuar më tej se është e bindur që do ia dalë.

“Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës. Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!”, shkruan Kodheli.

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. PS vendosi që në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme të kandidojnë:

1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belinda Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Muharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mimi kodheli zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 mimi kodheli zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll