Politike

Lulzim Basha përsërit premtimin: Nëse nuk mbaj zotimet, nuk do të kërkoj një mandat tjetër. Ky është morali i vërtetë

9 Mars 2021, 15:37 Nga DOSJA
Lulzim Basha përsërit premtimin: Nëse nuk mbaj zotimet, nuk do

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur sërish fjalët e thëna më herët, se nëse nuk do të mbajë fjalën për zotimet e bëra në mandatin e parë, nuk do të kërkojë një të dytë. 

Në një konferencë me gazetarët, një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Basha tha se ai nuk do të kërkojë një mandat të dytë, nëse gjatë të parit nuk mban premtimet. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama kot është mudnuar me listat e tij, brenda të cilave ka futur, sipas tij, ‘hajdutët me damkë, nga Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Olta Xhaçka’.


Pjesë nga fjala e Bashës: 

Pas tetë vitesh pasi mori pushtetin, Edi Rama është në vend numëro. Integrim do të thotë transparencë dhe jo tendera sekretë. Nuk ka integrim me kriminelë e hajdut në parlament e qeveri. Integrim do të thotë të mos mbrosh politikanët e lidhur me krimin, por t’i ndëshkosh ata. 25 prilli do të largojë Edi Ramën. Në fakt kot është munduar, jo vetëm për faktin që kriminelët janë ashiqare, jo vetëm në listën e Durrësit. Hajdutët me damkë, nga Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Olta Xhaçka….të gjithë e dinë që vetëm largimi i Edi Ramës i hap rrugë integrimit. Më 25 prill fillojmë ndryshimin për çdo shqiptar me një program të shpalosur. Nuk ka gjë që më jep më shumë energji çdo ditë sesa kurba e atyre që kërkojnë ndryshim. Në funksion për ndryshimin qëndron edhe ekipi im personal. Nëse nuk i mbajmë zotimet dhe angazhimet tona, unë nuk do të kërkoj një mandat tjetër. Ky është morali i vërtetë. Bashkë do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë, dua tu uroj të gjithë kandidatëve një fushatë të mbarë derë më derë, me të gjithë qytetarët, pa dallim. Me të gjithë ata që kërkojnë ndryshimin për të bërë reralitet aspiratën e një Shqipërie të çliruar nga mashtrimet e Edi Ramës.  

Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga fëmijët dëgjoj “Rama ik”, do mbaj larg duart nga drejtësia! Lista e PS-së? Fasadë për të fshehur bandat, Rrahjat, Ndraxhin e Qyrbjen, gratë i përdor për makiazh

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll