Politike

Dorëheqja e Lisandër Hoxhës, Basha: Lista është e kufizuar në numër, ka të rinj e studentë, por jo anonimë

9 Mars 2021, 15:55 Nga DOSJA
Dorëheqja e Lisandër Hoxhës, Basha: Lista është e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka lënë pa komentuar as dorëheqjen e Lisandër Hoxhës, nënkryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili e paralajmëroi këtë gjë, para dy ditësh.

Në një konferencë me gazetarët, një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionion Qendror të Zgjedhjeve, Basha tha se në lista përfaqësohen të rinjtë. Ai shtoi se numrat janë të kufizuar, por jo dëshira dhe vullneti i atyre personave që janë listuar aty, tëcilët duan të sjellin ndryshimin në vend.


Lista jonë është përfaqësuese jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët që duan ndryshimin. Nuk ka pjesë që e do ndryshimin më shumë se rinia. Partia Demokratike ka në lista të rinj e të reja, edhe student, por jo anonim për të mbuluar krimin e korrupsionin. Lista është e kufizuar në numër, por e pakufizuar është dëshira dhe vullneti për të sjellë ndryshimin pavarësisht se në cilin pozicion kontribuojnë mijëra e mijëra demokratë. Me këtë listë dhe me planin tonë, ne do të bëjmë të mundur largimin e Ramës, gjë pa të cilën nuk ka asnjë shpresë. Do sjellim jo thjesht rrotacionin por ndryshimin e vërtetë,“- tha Basha ndër të tjera.

Basha: Më 25 prill synojmë largimin e kësaj qeverie, edhe nga fëmijët dëgjoj “Rama ik”, do mbaj larg duart nga drejtësia! Lista e PS-së? Fasadë për të fshehur bandat, Rrahjat, Ndraxhin e Qyrbjen, gratë i përdor për makiazh

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll