Politike

Ndalimi i tubimeve elektorale prej COVID, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e PR: Komiteti Teknik të rishohë k

9 Mars 2021, 14:57 Nga DOSJA
Ndalimi i tubimeve elektorale prej COVID, Gjykata Kushtetuese pranon

TIRANË- Gjykata Kushtetuese, ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane, e cila kishte ankimuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar tubimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Vendimi i Kushtetueses, thotë se Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet të mblidhet brenda javës që të rishohë kohëzgjatjen e e kufizimeve parandaluese për Covid-19.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës

Shfuqizimin  e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, citohet në vendimin e Kushtetueses.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll