Politike

FOTO-LAJM/ Slogani i fushatës elektorale të Partisë Socialiste: Shqipëria, e ardhmja jonë

8 Mars 2021, 17:15 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Slogani i fushatës elektorale të Partisë Socialiste:

TIRANË– Fotoja që po shikoni më poshtë është slogani i Partisë Socialiste për fushatën elektorale. Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar konferencë për prezantimin e objektivave për zgjedhjet e 25 prillit, në orën 18:30.

Dhe slogani do të jetë pikërisht ai që shihni në foto: Shqipëria, e ardhmja jonë! Nga ana tjetër në orën 19:30 pritet që të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. 

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

Lajmi kryesor:  Finalja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, LSI nxjerr emrat, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe me rëndësi. “Pllakos” heshtja në PS e PD, mbledhja e Kryesive finalizon formacionin e zgjedhjeve

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave slogani i partise socialiste zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave slogani i partise socialiste zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll