Politike

Rama u jep lule grave të PS-së, buqetat më të mëdha ia dhuron Vasilika Hysit dhe Englantina Gjermeni (BATUTA)

8 Mars 2021, 15:44 Nga DOSJA
Rama u jep lule grave të PS-së, buqetat më të mëdha ia

TIRANË– Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas, Kryeministri Rama, u ka dhuruar nga një buqetë me lule grave në Partinë Socialiste.

Pjesë e këtij takimi ka qenë dhe Vasilika Hysi e Englantina Gjermeni, e duke qenë se këto të fundit nuk do të jenë pjesë e listës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, Rama vendosi që t’u jepte buqetat më të mëdha për t’i falënderuar për kontributin e tyre për partinë. Ndër të tjera, Rama u është drejtuar atyre me shaka se meqë kanë dashur që t’ia linin stafetën të rinjëve, ka zgjedhur Çomon dhe Luljetën.


“Eglantina para ca kohësh 10 muaj erdhi më takoi dhe më tha që dua të jem në rolin e njeriut që këshillon kur ia kërkojnë këshillat dhe mbështet kur ia kërkojnë mbështetjen, por jo të jem në vijën e parë. Pastaj erdhi Vasilika, që tha mu rritën kalamajtë dhe që nga vajza Etilda, që nga vajza Klotilda që nga djali i madh janë gati të marrin stafetën. Prandaj porosita dy tufa më të mëdha për ju të dyja, për tiu falenderuar. U thashë për një tufë që të jetë më e madhe se Vasilika, janë afruar po se kanë arritur. Meqë ju donit që ju donit që t’ua linit stafetën të rinjve dhe të rejave, sollën Luljetën dhe Najadën që janë brezi më i ri”,– tha Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 marsi edi rama 8 marsi edi rama

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 14:17

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

TIRANË– Ora 19:30 do ta gjej shtabin elektoral socialist dhe kryesinë e partisë përballë Edi Ramës në finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë që d...