LIVE UPDATES
Politike

Beteja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe, Rama vë të rinjtë dhe gratë të par

8 Mars 2021, 07:22 Nga DOSJA
Beteja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ,

TIRANË– Skadon afati i dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ishte Lëvizja Socialiste për Integrim, ajo që e “shuajti” e para misterin e zbardhjes së listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Disa orë para skadimit të afatit zyrtar për listat, Kryemadhi publikoi emrat e kandidatëve në 12 qarqe, ku spikat kryesimi i tri qarqeve, Fier, Tiranë e Elbasan nga vetë numri një i LSI-së. Dy partitë e mëdha, PD dhe PS, u angazhuan në orët e fundit me vulosjen e emrave që do të jenë pjesë e garës për 25 prillin. Fillimisht kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat ku prezantoi ‘kokat e listave’ për të cilat tha se do t’ua linte radhën të rinjve dhe grave. Përjashtim bënte vetëm Erion Braçe, që kryesonte listën e Fierit. Përsa u përket objektivave, Rama tha se minimali është kuota e vitit 2017, 78 mandate, ndërsa maksimalja, 88.

Ndërkohë, 5 dorëheqje i kanë paraprirë sot ditës përfundimtare të publikimit të listave. Vasilika Hysi, Petrit Bare, Sadi Vorpsi, Alfred Peza dhe Reme Lala, janë disa nga emra që janë larguar vetë ose kanë refuzuar ftesën e kryesocialistit Edi Rama për tu bërë pjesë e skuadrës së 25 prillit 2021. Ndërsa sot, refuzim për postin e deputetit erdhi dhe nga Elbasani, ku Musa Ulqini nuk pranoi të jetë pjesë e listave. I njëjti qëndrim mësohet se është ndjekur dhe nga Sadri Abazi dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Edhe Dritan Leli, kryetari i Bashkisë Vlorë, ka refuzuar të largohet nga posti për të garuar në 25 prill. Vetë kryeministri, i pyetur gjatë prezantimit të kryesuesve të listave për refuzimin e Lelit tha: Si me të, si pa të, puna e skuadrës do të vazhdojë!

Një “yll” në ngjitje iu largua sot grupit të PS. Eglantina Gjermeni, ministre e qeverisë në mandatin e parë të Ramës dhe deputete tek i dyti, nuk do të jetë më në këto zgjedhje. Me pikëpyetje është edhe emri i Mimi Kodhelit. Pas largimit nga Kukësi, ish-ministres së Mbrojtjes, ende nuk i është marrë dokumentacioni për në KQZ. Me pikëpyetje është edhe Elona Gjebrea. Largime të socialistëve ka edhe në Berat, ku ka rënë në sy ikja e Ermonela Felajt dhe Adnor Shametit, për t’u zëvendësuar me Nasip Naçon e LSI dhe një emër nga FRESSH, ka shkaktuar tashmë debate që mund të reflektohen edhe në rezultatin e 25 prillit. Në listat rzoë nuk mungojnë as ‘çunat probelmatike’ si Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi.

Kush ikën nga PS: Vasilika Hysi; Besnik Baraj; Sadi Vorpsi; Sadri Abazi; Adnor Shameti; Elva Margariti; Musa Ulqini

Vijnë në PS: Luljeta Bozo; Najada Como; Etjen Xhafaj; Romina Kuko; Belinda Balluku; Dallëndyshe Bici; Toni Gogu. 

Emrat që përfliten se do të ndryshojnë qarkun e kandidimit: 

Blerina Gjylameti ikën nga Tirana në Pogradec

Eduart Shalsi vjen nga Pogradeci në Tiranë

Olta Xhacka ikën nga Tirana në Dibër

Por kush do ti zëvendësojë të larguarit?

Vendin e Reme Lalës do e ketë “privilegj” deputeti i opozitës së re, Halit Valteri. Prurje dhe largime në PS janë edhe në pushtetin lokal. Deri më tani, përflitet se kryebashkiaku Dionis Ymeraj në Dibër do të jetë pjesë e garës për 25 prillin dhe se sot do të japë dorëheqjen nga posti i tij. Tri ministret Belinda Balluku, Etilda Gjonaj dhe Ogerta Manastirliu pritet që të udhëheqin listën e Tiranës, ndërsa ende nuk dihet se ku do të renditet ministrja Elisa Spiropali.

Formula e 2017-ës, shpresë për Edi Ramën dhe PS

Listat janë ‘vulosur’ nga Edi Rama dhe drejtuesit kryesorë të qarqeve, por tashmë do të jetë Kryesia e PS që do të vendosë formalisht pranimin apo rrëzimin e çdo emri. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:30 dhe më pas listat do t’i dorëzohen KQZ-së. Edi Rama kërkon nga ekipi që jo vetëm të ruhet fitorja historike e 2017-ës por të fitohen edhe 2 mandate plus. Për këtë ai ka rimenduar që të ruajë formulën e vitit 2017. Drejtuesit politikë të çdo qarku do të vendosen në pozicionet e rrezikuara të listës me qëllim që ta çajnë “murin” e ngritur nga Kodi Zgjedhor dhe ti japin socialistëve fitoren e mandatit të tretë. Në 2017, kjo formulë rezultoi e suksesshme pasi Gramoz Ruçi garoi vetë i 8-i në Fier dhe fitoi 10 mandate.

E teksa me kalimin e orëve, tensioni ndihet në ajër, nuk mungojnë as shigjetimet e ndërkombëtarëe. Dje mbrëma, ambasadorja amerikane Yuri Kim, tërhoqi vëmendjen e liderëve të partive politike për emrat, duke kërkuar persona të pastër dhe me integritet. Thirrja e saj u anashkalua pa komente, por sot pasdite do të kuptojmë nëse liderët e morën mesazhin e SHBA. 

Të fundit dhe me 15 minuta vonesë që shkelën dyert e KQZ-së ishin listat e Partisë Demokratike. Pa asnjë fjalë për mediat, selia blu dorëzoi emrat e kandidatëve për deputetë, që prej orësh lakoheshin në media.

Dosja.al ka zbardhur listën e plotë me emrat e propozuara në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët më vonë u votuan dhe u konfirmuan në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në listë është vënë re mungesa e shumë figurave të selisë blu, që në vitin 2017, kanë kandiduar për deputetë. Bëhet fjalë për : Klevis Balliun, Bujar Nishanin, Luçiano Boçin, Enri Hasan, Genc Pollon, Gert Bogdanin, Florion Mimën, Valentina Dukën, Ligoraq Karamelon, Fatbardha Kadiun e Xhemal Gjunkshin. Tre prej tyre, Gjunkshi, Bozdo e Zekthi janë vendosur koordinatorë. 

Bujar Nishani, Luçiano Boçi, Enri Hasa, Genc Pollo, Gert Bogdani janë disa nga emrat e tjerë që nuk janë futur më në listën për kandidatë për deputetë.

Mbrëmjen e sotme, mes shumë partive edhe Partia Social Demokrate që mban vulën e Tom Doshit, ka dorëzuar listat. Vetë Doshi, një person mjaft i lakuar nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryeson listën e Shkodrës dhe të Tiranës. Në Radio Televizionin Publik Shqiptar është transmetuar sot një investigim i financuar nga Ambasada Amerikane. Projekti “31 minuta”, i cili financohet nga SHBA, ka patur në fokus çështjen e dekriminalizimit ku zbulon se Tom Doshit nuk i është ndaluar hyrja vetëm në SHBA. Në këtë investigim zbulohet se Doshit i është ndaluar nga ministria e Brendshme e Australisë në qershor të 2015, hyrja në Australi. Por kjo gjë nuk e pengoi Doshin të ishte në lista.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 7 Mars 2021, 12:24

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, ditën e sotme ka zhvillaur një takim me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit “Pëllumbat”, ku dhe nuk kanë...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale