Politike

Dritan Leli refuzon Ramën, nuk pranon të japë dorëheqjen nga kryesimi i Bashkisë Vlorë për tu bërë pjesë e listave

8 Mars 2021, 16:22 Nga DOSJA
Dritan Leli refuzon Ramën, nuk pranon të japë dorëheqjen nga

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për tu pjesë e listave të Partisë Socialiste. Dosja.al mëson se Leli nuk ka pranuar të japë dorëheqjen nga kryesimi i bashkisë Vlorë për të kandiduar për deputet.

Nga Partia Socialiste janë larguar më herët Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni. Në orën 19:30 mblidhet kryesia e Partisë Socialiste.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

Lajmi kryesor:  Finalja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, LSI nxjerr emrat, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe me rëndësi. “Pllakos” heshtja në PS e PD, mbledhja e Kryesive finalizon formacionin e zgjedhjeve

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave dritan leli edi rama leli refuzon ramen zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave dritan leli edi rama leli refuzon ramen zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll