Politike

Me lëng portokalli, verë, ëmbëlsira dhe trëndafila, Basha mblidhet me gratë për 8-Mars: Më mbyllët gojën, borxhi ndaj

8 Mars 2021, 16:12 Nga DOSJA
Me lëng portokalli, verë, ëmbëlsira dhe trëndafila,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha surprizoi sot 10 zonja, përfaqësues të fushave të ndryshme, të cilat ishin mbledhur për te festuar 8 Marsin. ka mbledhur gratë për festën e 8-Marsit. Në tavolinë shihet që ka lëng portokalli, sallatë me perime, sallatë frusha, verë të kuqe dhe ujë.

Kreu demokrat u shfaq në restorantin ku ato po drekonin dhe u dhuroi lule e për disa momente u bë pjesë e festës së tyre.

“Është vërtet e mrekullueshme që po takohem me ju sot. Ju kam sjellë lule për të nderuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, – u shpreh Basha ndërsa ndau buqeta me lule për zonjat. Basha tha se Shqipëria është e fortë nëse gratë janë të forta.

Ju, gratë e Shqipërisë jeni fuqia e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë. Me gra të forta Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë dhe ne kemi plot sfida para nesh. Luftën kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe mposhtjen e stereotipave gjinorë”.

E për të pasur një grua ballë të sfidave të vendit, sipas Bashës duhet së pari fuqizimi ekonomik i gruas, duke i dhënë asaj mundësi e të drejta të barabarta.

Mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave, duke u mundësuar të drejta të barabarta në tregun e punës, përfshirë këtu edhe barazinë e pagave mes burrave e grave dhe luftën ndaj diskriminimit për faktin se janë gra, duke mos u shpërblyer, duke ua vështirësuar rrugën e duke mos i motivuar, edhe pse kanë të njëjtin profesion dhe bëjnë të njëjtën punë”, – u shpreh Basha gjatë bisedës me gratë.

Basha ftoi gjithë gratë, ashtu si gjithë shqiptarët të bashkohen për të sjellë ndryshimin që meriton cdo grua, atë ndryshim që do të sjellë për Shqipërinë vota e 25 prillit.

“Së bashku do t’i sjellim ndryshimin Shqipërisë. Një ndryshim që shqiptarët e presin prej kohësh. Ndryshimin që na duhet për të arritur suksese pas 8 vitesh, në të cilat Shqipëria ka mbetur në vend numëro në të gjitha drejtimet. Së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë”, – tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha uron grate per 8 mars basha uron grate per 8 mars

Sondazh

Poll