Politike

Deputeti i Elbasanit Musa Ulqini refuzon vendin që Rama i dha në listë

8 Mars 2021, 15:40 Nga DOSJA
Deputeti i Elbasanit Musa Ulqini refuzon vendin që Rama i dha në

ELBASAN– Musa Ulqini nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e 25 prillit për deputet në listat e Partisë Socialiste. Burime bëjnë me dije, se Ulqini nuk ka pranuar pozicionin që i është ofruar në listën e PS.

Ndërkohë ditën e sotme është larguar nga listat e PS-së edhe ish-ministrja Eglantina Gjermeni, e cila nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin për largimin e saj e dha vetë Kryeministri Rama.

Pak ditë më parë, nga PS-ja u largua Vasilika Hysi, Besnik Barah dhe Sadi Vorpsi. Së bashku me Ulqini, 5 socialistë nuk do të jenë në listat e  zgjedhjeve.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike musa ulqini musa ulqini

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 14:17

Emrat që ikin e vijnë nga lista e PS në 7 qarqe

TIRANË– Ora 19:30 do ta gjej shtabin elektoral socialist dhe kryesinë e partisë përballë Edi Ramës në finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë që d...