Politike

Deputeti Arlind Çaçani tërhiqet: Nuk do të kandidoj për deputet, por do përfshihem në fushatën elektorale

8 Mars 2021, 16:01 Nga DOSJA
Deputeti Arlind Çaçani tërhiqet: Nuk do të kandidoj

TIRANË– Deputeti Arlind Çaçani ka vendosur që të tërhiqet nga zgjedhjet e 25-prillit. Ne një status në profilin e tij në Facebook, Çaçcani vetëm pak momente para se Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare të dorëzonte listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Çaçani shkruan se për një mori arsyesh ka vendosur që të mos jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 25-prillit, ndërkohë që shton se ai do të përfshihet në fushatën elektorale.

Statusi i plotë

Miq dhe dashamirës, po ndaj me ju vendimin për të mos kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit, por ky nuk është një vendim që largohem nga jeta aktive në politikë. Për hir të së vërtetës partitë e reja që u krijuan këto 2 vjet, më hapën rrugë për të udhëhequr qarkun e Korçës në garën e 25 prillit, por dhe për të qenë në listat e Tiranës dhe për këtë dua ti falenderoj dhe tu jem mirnjohës për vlerësimin. Megjithëse do kisha dashur që partitë e reja të ishin në një pol të tretë jo të shpërndar. Nuk kam pretenduar dhe as kërkuar të jem pjesë e listave të 3 partive që pretendojnë pushtetin.

Unë për një mori arsyesh vendosa të mos jem pjesë e garës dhe pse shumë miq, shok, mbështetës, qytetarë të shumtë që takoj dhe më shkruajnë. Ata kanë gjetur tek unë zërin e tyre në kuvend, kërkojnë të jem përsëri kandidat për të treguar vlerat, por dhe i tremben që Kolonja nuk do të ketë më përfaqësues në Kuvend.

Dua tju them nuk është e vetmja garë 25 prilli ku unë besoj se nuk do sjell asnjë gjë të re për shqiptarët. Unë mendoj që nuk është ky momenti i duhur. Duket qartë që mbas 25 prillit do ketë situata të vështira për vendin tonë. Kjo nuk është një shmangie nga përgjegjësia, por një mundësi për tu përgatitur për sfidat që kemi përpara. Do të jem shumë aktiv dhe ne takim me njerzit për të nisur një rrugë të re. Një gjë është e sigurt që rikthimi do të jetë më i lavdishëm. Koha do të tregojë mbi vendimet që kam marr. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështeur përgjatë këtyre dy viteve dhe i siguroj që do të jem zëri tyre deri në 09.09.2021 me mandatin që kam. Por do të vazhdoj te jem më fortë me ju mbasi të lirohem nga mandati dhe sëbashku të hedhim themelet për misionin tjetër. (Pavarsisht se nuk do te jem kandidat do te jem i perfshire fuqishem ne fushaten elektorale te pranveres)

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

Lajmi kryesor:  Finalja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, LSI nxjerr emrat, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe me rëndësi. “Pllakos” heshtja në PS e PD, mbledhja e Kryesive finalizon formacionin e zgjedhjeve

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arlind çaçani arlind çaçani

Sondazh

Poll