Politike

Ministrja Elva Margariti nuk do të jetë pjesë e listave të Partisë Socialiste

8 Mars 2021, 16:54 Nga DOSJA
Ministrja Elva Margariti nuk do të jetë pjesë e listave të

TIRANË– Ministrja e kulturës Elva Margariti nuk do të jetë në listat e Partisë Socialiste. Mësohet se Margariti është tërhequr nga kandidimi për arsye që ende nuk dihen. Më herët është raportuar edhe largimi i Sadri Abazit, Vasilika Hysit dhe Eglantina Gjermenit nga listat e PS-së.

Nga ana tjetër edhe deputeti Musa Ulqini e ka refuzuar pozicionin që i ishte ofruar nga Partia Socialiste në lista dhe është tërhequr. Kryebashkiaku Dritan Leli refuzoi gjithashtu ftesën e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për deputet, duke mos e lënë karrigen e kryebashkiakut.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

Lajmi kryesor:  Finalja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, LSI nxjerr emrat, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe me rëndësi. “Pllakos” heshtja në PS e PD, mbledhja e Kryesive finalizon formacionin e zgjedhjeve

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave elva margariti largohet elva margariti zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave elva margariti largohet elva margariti zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll