Politike

Presidenti Meta dekoron dirigjenten Suzana Turku me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”: Shembull për të gjitha gratë sh

8 Mars 2021, 16:30 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron dirigjenten Suzana Turku me Titullin e lartë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme, ka nderuar me  Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, derigjenten Suzana Turku.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta, krahas fotove që ka publikuar, shkruan se kjo e fundit është shembull për të gjitha gratë shqiptare.

Sakaq, kreu i shtetit shton se gratë dhe vajzat shqiptare i kanë të gjitha potencialet për të qenë “dirigjente” të suksesshme në çdo fushë të jetës.

“Bashkë me urimet më të ngrohta për 8 Marsin, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku. Një zonjë e nderuar, që me vullnet të hekurt dhe me punë këmbëngulëse e plot pasion është bërë një shembull për të gjitha gratë shqiptare, duke thyer tabu e stereotipe dhe duke merituar një vend shumë të vlerësuar në shoqërinë tonë. Gratë dhe vajzat shqiptare i kanë të gjitha potencialet për të qenë “dirigjente” të suksesshme në çdo fushë të jetës.”- shkruan Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta suzana turku ilir meta suzana turku

Sondazh

Poll