Politike

Tronditi PS me largimin nga bashkia e Durrësit, reagon Florian Tahiri: Do të garoj për PDIU, do të jap kontributin tim për

8 Mars 2021, 13:40 Nga DOSJA
Tronditi PS me largimin nga bashkia e Durrësit, reagon Florian Tahiri: Do

DURRËS- Florian Tahiri, ish-nënkryetari i sapodorëhequr i Bashkisë në Durrës ka sqaruar motivet e largimit. Në një reagim në rrjetet sociale, Tahiri shkruan se do të garojë në zgjedhje si kandidat i PDIU dhe zotohet se do të bëjë më të mirën për qytetarët dhe çështjen çame.

REAGIMI I PLOTË:

Sot, mbas 5 vitesh në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë Durrës dhashë dorëheqjen.
Në rradhë të parë dua të falenderoj të gjithë kolegët për bashkëpunimin. Sidomos dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për ne. Ndërkohë i kërkoj ndjesë të gjithë atyre qytetareve të cilëve nuk kam mundur ti përgjigjem apo ti mbaroj punë, më besoni që kam bërë gjithmonë më të mirën e mundshme dhe përkushtimi im ka qenë maksimal për të respektuar qytetin dhe institucionin që unë perfaqësoja. Ky vendim lidhet me faktin që unë do përfaqësoj PDIU në zgjedhjet parlamentare dhe do bëj më të mirën për amanetin e gjyshërve të mi duke u përpjekur për zgjidhjen e Çështjes Çame, pa harruar asnjë moment Durrësin qytetin tim që i detyrohemi aq shumë. Ju faleminderit për mbështetjen.

Sot, Florian Tahiri, nënkryetari i Bashkisë Durrës ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës së bashkuar.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike florian tahiri zgjedhjet e 25 prillit 2021 florian tahiri zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll