Politike

Dorëzimi i listave në KQZ/ Fatmir Mediu shkon në selinë e Partisë Demokratike

8 Mars 2021, 13:24 Nga DOSJA
Dorëzimi i listave në KQZ/ Fatmir Mediu shkon në selinë e

TIRANË– Kryetari i PR, Fatmir Mediu pak minuta më parë ka mbërritur në selinë e PD-së. Partia Demokratike do ta mbledhë kryesinë në orën 20.00 ditën e sotme, gjysëm ore pas Partisë Socialiste. Pas miratimit në mbledhje do të publikohen listat që do të nisen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatmir mediu partia demokratike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 fatmir mediu partia demokratike zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 11:31

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...