Politike

Sadri Abazit nuk i ecën lajkosja me Veliajn, kryebashkiaku e lë jashtë listave… si i “vardisej” muaj më parë: O Erion

8 Mars 2021, 13:26 Nga DOSJA
Sadri Abazit nuk i ecën lajkosja me Veliajn, kryebashkiaku e lë

TIRANE– Sadri Abazi, deputeti me tre legjislatura këtë herë nuk do të jetë në listën e kandidatëve që Edi Rama do të vendosë mes emrave që do t’ju propozohen qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Abazi nuk është vendosur në listën e emrave që janë propozuar nga drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj. Pakënaqësitë mes të dyve kanë nisur herët, por gjatë muajve të fundit, u pa një zbutje e raporteve mes të dyve, që kulmoi me këtë deklaratë të Sadri Abazit.

Më 7 tetor 2020, Erion Veliaj ndodhej në një takim në njësinë numër 4, ku deputet është Sadri Abazi. Në fakt, në këtë takim, vëmendja nuk ishte tek Veliaj, pasi Abazi u sigurua të ishte ylli i shfaqjes.

Në fjalën e tij, Sadriu i ngriti të gjithë socialistët e pranishëm në takim në këmbë dhe të brohorisnin për Veliajn, madje arriti deri atje saqë e krahasoi atë me një pëllumb (simbolin e paqesë).

“Ju ftoj të ngrihemi në këmbë dhe t’i themi Erion Velisë drejtorit politik të Bashkisë Tiranë që… Brohoritje, brohoritje të gjithë për fitore. Partia Socialiste me ju në krye do të jetë njësia numër 1, me Edi Ramën kryeministër. I themi Erionit ardhsh i bardhënë njësinë tonë! Erion, ardhsh i bardhë si pëllumb në njësinë tonë! Se i tillë je treguar për Tiranën dhe njësinë 4,”– tha Abazi më 7 tetor 2020.

Ndërsa sot, 5 muaj më pas, ai ndodhet jashtë listave, ndërsa largimi me siguri do të jetë për t’ju hapur rrugë të rinjve. Është fatkeqësi që pas kësaj deklarate të lihesh jashtë listave dhe Kuvendit.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj listat e ps sadri abazi erion veliaj listat e ps sadri abazi

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 11:31

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...