Politike

Ralf Gjoni deklaron se nuk do garojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit: Nuk e ndjej veten të fortë, falenderoj opozitë

8 Mars 2021, 12:39 Nga DOSJA
Ralf Gjoni deklaron se nuk do garojë për deputet në zgjedhjet e

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni deklaroi ditën e sotme, nga Kuvendi se nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u shpreh, se me këtë sistem renditje nuk e ndjen veten mjaftueshëm për të garuar në zgjedhje që sipas tij janë të vjedhura.


Ndër të tjera, Gjoni falenderoi forcat e opozitës të cilat e kanë ftuar, mirëpo shprehet se nuk e ndjen veten të fortë për të garantuar numërimin e votës së tij.

‘Ja Myslym, përsëri me renditje jemi. Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë.’- tha Gjoni.

Kuvendi i Shqipërisë! Interpelancë mes ministres së Kulturës dhe deputetit Roshi, Margariti: Marrëzi të censurohet krijimtaria e para viteve ‘90

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seance plenare 8 mars 2021 ralf gjoni seance plenare 8 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 11:31

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...