Politike

Me 84 vota! Rrëzohet në Kuvend dekreti i presidentit Meta për koncesionin e Rinasit

8 Mars 2021, 12:59 Nga DOSJA
Me 84 vota! Rrëzohet në Kuvend dekreti i presidentit Meta për

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar ditën e sotme dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte zgjatjen e koncesionit për aeroportin e Rinasit. Mësohet se kreu i shtetit e kishte kthyer këtë çështje sërish në Kuvend, ndërkohë që ky i fundit e rrëzoi dekretin e Metës me 84 vota.

Katër projektligjet e miratuara në seancën e sotme ishin: Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 124/2015 “Për efiçencën e energjisë” të ndryshuar””; Projektligj “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere te kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “DEFENDER EUROPE 21”,

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”; Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”.

Tre projektvendimet e miratuara në seancën e sotme ishin: “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës të Autoritetit të Konkurrencës””, “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit” si edhe “Për emërimin e një anëtari në Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës.”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 11:31

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...