Politike

BEFASIA/ PS shtyn mbledhjen e Kryesisë, ishte parashikuar për në orën 18:00, do të zhvillohet më 19:30

8 Mars 2021, 13:34 Nga DOSJA
BEFASIA/ PS shtyn mbledhjen e Kryesisë, ishte parashikuar për në

TIRANE– Partia Socialiste ka shtyrë mbledhjen e Kryesisë. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej në orën 18:00, por siç bëjnë me dije burime për Dosja.al, do të zhvillohet në orën 19:30.

Gjithashtu mësohet se PS do të vazhdojë me formulën e 2017, që sjell drejtuesit politikë të qarqeve në pozicione të rrezikuara të listës në mënyrë që të rritet vota personale dhe të maksimalizohet vota për PS.

Në selinë e PS ndodhet tashmë kryeministri Edi Rama i cili do të takojë me radhë sot drejtuesit politikë të qarqeve.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

Lajmi kryesor:  Finalja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, LSI nxjerr emrat, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe me rëndësi. “Pllakos” heshtja në PS e PD, mbledhja e Kryesive finalizon formacionin e zgjedhjeve

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kryesia e ps listat e ps edi rama kryesia e ps listat e ps

Sondazh

Poll