Politike

Me kostum dhe maskë, Edi Rama i drejtohet selisë së PS, kryeministri ka në dorë emrat e listave të PS, ecën hijerëndë t

8 Mars 2021, 12:45 Nga DOSJA
Me kostum dhe maskë, Edi Rama i drejtohet selisë së PS,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar tashmë në selinë e Partisë Socialiste ku pritet që rreth orës 18:00 të zhvillohet mbledhja e kryesisë, atje ku socialistët do të njihen me emrat që do t’i përfaqësojnë në këto zgjedhje.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Dosja.al, Rama shihet i veshur me një kostum blu të errët dhe me një bluzë jeshile. Në fytyrë mban maskën e personalizuar të betejës anti-COVID19, dhe ecën drejt hyrjes së Partisë Socialiste.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama listat e ps edi rama listat e ps

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 11:31

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...