Politike

E fundit në listën e LSI-së në Tiranë, Shehaj: E kërkova që të isha e 36-ta, unë nuk dua mandat për karrigen time

8 Mars 2021, 13:28 Nga DOSJA
E fundit në listën e LSI-së në Tiranë, Shehaj: E

TIRANË– Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, është shprehur se ka kërkuar vetë që të jetë e fundit në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet.  Teksa ishte e ftuar në ‘Fax News’, Shehaj tha se ajo kërkonte që të provonte forcat, dhe nuk do një mandat për hatër, që të jetë pjesë e Kuvendit.

“Kur flitet për politikë, flitet për negociata për gjëra të rëndesishme. Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që pëlqeja komoditetin, do të ishte e pandershme nga ana ime që të kisha emrin në një vend të sigurt në listë. Ne morëm lista të hapura, dhe shqiptarët kanë mundësinë sot që të vendosin për emrin e deputetit, kjo është një provë personale për mua, nuk mund të kisha unë një vend të sigurt, pa u provuar nëse njerëzit më mbështesnin. A mendon ti se unë e kisha të vështirë që të isha e 5 e 6, unë nuk dua mandat për karrigen time, e vendosa veten e 36-ta në listë. Nuk jam provuar politikisht, nuk mund të dalë përpara Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit apo Përparim Spahiut që e kanë fituar vetë një mandat nga qytetarët, prandaj vendosa dhe kërkova që të isha e 36-ta. Kjo është beteja ime! Ata të tjerët që do të bëjnë atë listë kanë 8 vite që nuk u shërbejnë socialistëve, partia nuk është sigla por janë njerëzit. Unë nuk njoh asnjë drejtues që të kenë kaluar shkallët e socialistëve, unë jam kjo që jam, në jetë çdo gjë e kam luftuar dhe fituar vetë, edhe atë punën arkëtare jam bërë vetë, edhe drejtoreshë jam bërë vetë. Kjo është një betejë, unë jam aty për të bërë betejën, jam aty për të mbledhur bashkë socialistët, boll më lista të sigurta kryetarësh, atë që Rama nuk e pranoi, ne do ta sfidojmë. Edhe në rast se do ta humbas këtë betejë, e di që kam luftuar deri në minutat e fundit, betejë nga televizori nuk ka”, tha Shehaj.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe. Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afati per dorezimin e listave briseda shehaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 afati per dorezimin e listave briseda shehaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 11:31

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...