Balluku: Parlamenti të votojë miratimin e projektligjit për aeroportin, është në dobi të qytetarëve dhe vizitorëve
8 Mars 2021, 12:25Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha ditën e sotme gjatë seancës së sotme plenare se duhet të votojnë ligjin për koncesionin e Aeroportit ‘Nënë Tereza’. Sipas ministres Balluku pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negocimit nuk qëndrojnë, ndërsa hodhi poshtë po ashtu akuzat për ndryshim të aksionerit.
DEKLARATA:
‘Ne jemi shprehur gjerësisht sipas këtij projektligji, kemi argumentuar me fakte dobinë e rinegocimit të kësaj kontrate dhe e kemi bërë edhe gjatë ditës së premte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Do desha të ndalesha në disa pika që përfshijnë dy pika, sa i përket pjesës së afateve të negocimit apo disa pretendimeve të ardhura nga Presidenca. Duhet thënë që në asnjë moment kjo nuk është një marrëveshje ndërkombëtare, bëhet fjalë për një kontratë koncesionare dhe si e tillë janë zbatuar të gjitha afatet ligjore për të përmbushur çdo kërkesë për rinegocimin e kësaj kontrate. Gjithashtu duhet pasur parasysh pasi kemi parë argumentin e juristëve të presidencës sa i përket kohës së negocimit. Ky negocim ka filluar që në janar të 2020-ës dhe ka marrë më shumë kohë për shkak të Covid-it. Por negociata e një kontrate koncesionare bëhet me kompaninë, me shoqërinë, jo me aksionerin. Pasi është pretenduar nga Presidenca se aksioneri është ndryshuar. Nuk është e vërtetë. Ndryshimi i aksionerëve nuk përbën ndryshimin e shoqërisë. Shteti përmes këtij rinegocimi ka arritur të imponohet te koncesionari për shtimin e investimeve deri në 99 milionë euro, që do të konsistojnë si në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si në rritjen e kategorisë nga 4C në 4E, me zgjatimin e pistës dhe përmbushjen e kushteve të sigurisë. Unë kërkoj që Parlamenti të votoj për miratimin e këtij projektligji pasi është në dobi të qytetarëve dhe vizitorëve që çdo vit shtohen”, tha ajo.
TIRANË– Në seancën e sotme plenare pati një debat mes Kujtim Gjuzit dhe nënkryetares së parlamentit, Vasilika Hysit. Ishte Gjuzi, ai i cili në fjalën e tij...
TIRANE- E njoftoi si një sfidë personale disa ditë më parë dhe e tillë ka rezultuar. Lefter Maliqi, deputet i opozitës së re në Kuvend, tashmë është i renditur ...
Politike 8 Mars 2021, 11:31
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...
TIRANË– Partia Demokratike, ka reaguar pas aktivitetit që zhvilloi ditën e sotme kryeministri Edi Rama në lidhje me emigracionin e shqiptarëve. Rama u shpr...
TIRANË- Florian Tahiri, nënkryetari i Bashkisë Durrës ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij për t’ju bashkuar koalicionit të opozitës së bashkuar. Burime pë...
TIRANE- Partia Demokratike do ta mbledhë kryesinë në orën 20.00, dy orë pas Partisë Socialiste. Pas miratimit në mbledhje do të publikohen listat që do të nisen...
TIRANË– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i është kundërpërgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratave që Rama bëri sot për Duk...
TIRANË– Pas dorëzimit të listave të klandidatëve të LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, Monika Kryemadhi ka shkruar një mesazh për qytetarët. Ajo shkruan se ...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë bërë sot në prezantimin e programit “S...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbylli ditën e sotme aktivitetin ‘Rruga drejt 25 prillit’ aty ku sot u diskutua mbi emigracionin shqiptar. Gjatë konferencës ...