Politike

8 Mars 2021, 11:31 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në Kuvend, Felaj është shprehur me ndryshimet e reja në ligj do të pezullohet vetimi i zyrtarëve të lartë në Policinë e Shtetit, për të vijuar me ata të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave. 


“Ndryshimi në ligjin për Vetting në Polici është i propozuar nga një grup deputetësh. Ky ndryshim është shtysë e vetëdijes që kemi përgjegjësi që të ndjekim impaktin dhe zbatimin e tyre. Ligji i Vettingut ka pasur mbështetje të gjerë në Kuvend, justifikimi publik ka qenë i njohur; kemi nevojë që të vetojmë punonjësit e Policisë së Shtetit për të vendosur se cilët duhet të vijojnë punën dhe cilët jo. Raste të tilla nuk ka pasur pak, në rastin më të keq janë bërë bashkëpunëtorë të krimit. Arsyeja thelemelore ishte kjo pse e e votuam. Policia duhet të jetë e fokusuar tek detyrat e veta. Edhe ne kemi qenë të vëmendshëm për ta parë këtë proces, edhe pse nuk kemi kompetenca të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Nga bilanci i punës rezulton që prej vitit 2018, janë kryer vetëm 32 vetime. Procesi nuk është efektiv, mekanizimi i gjetur nuk është i duhuri. Për t’i dhënë shtysë të gjithë procesit bëmë një ndërhyrje që në procesin e Vettingut të angazhohet dhe SHÇBA. E ka edhe në projektin e punës. Bëmë një ndërhyrje që procesi për gradat e larta të ndërpritet dhe të fillojë ai për anëtarët e SHÇBA-së që procesi të ecë para. Kjo është ndërhyrja që bëjmë për momentin. Është e predispozitë e qartë dhe e pastër.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për aeroportin e Rinasit, interpelancë mes ministres së Kulturës dhe deputetit Roshi. Socialistët pranojnë dështimin e Vettingut në Polici

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ermonela felaj seance plenare 8 mars 2021 ermonela felaj seance plenare 8 mars 2021

Sondazh

Poll