Politike

Lefter Maliqi renditet i 7-i në listën e LSI-së në Berat, a do e çajë dot ‘murin’ e ngritur nga Kodi Zgjedhor me votat

8 Mars 2021, 11:58 Nga DOSJA
Lefter Maliqi renditet i 7-i në listën e LSI-së në Berat, a

TIRANE- E njoftoi si një sfidë personale disa ditë më parë dhe e tillë ka rezultuar. Lefter Maliqi, deputet i opozitës së re në Kuvend, tashmë është i renditur i shtati në listën e LSI në qarkun e Beratit, ku e pret një betejë e ashpër për 25 prillin, përballë socialistëve, por edhe brenda të “tijëve”.


Dy kryesuesit e listës së Beratit janë Ardit Çela dhe Blenard Nonaj, të cilët luftojnë për të marrë 2 mandate të pretenduara nga LSI në këtë qark, ndërsa Maliqi vjen i fundit.

Por Kodi Zgjedhor favorizon ata kandidatë që edhe pse nuk janë “të preferuarit” e kryetarit mund të thyejnë murin e ngritur nga Kodi dhe të renditen me më shumë vota se fituesit e sigurtë të listës. Me një gur, Kryemadhi “vret” dy zogj. Maliqi do të kërkojë vota personale në qarkun e Beratit për të marrë mandatin ndërkohë që edhe vota për LSI-në maksimalizohet. I rrezikuari i listës është Blenard Nonaj, i cili në rast se Maliqi merr më shumë vota se mesatarja e votave që ka marrë partia për çdo mandat, nuk hyn në Kuvend.

REAGIMI PAS VENDIMIT NGA LEFTER MALIQI:

Pasi ju bëra me dije që në Dhjetor 2020, që do të bëja një shkëputje nga protagonizmi im në media, derisa të vendosja pozicionimin tim politik zgjedhor, tashmë rimarr komunikimin tim intensiv me ju me një VENDIM. Të gjithë ju që më njihni, e dini mirë historikun e kontributit tim politik, dhe vitet e mia në shërbimin tuaj kanë dominuar krah forcës së cilës unë i bashkohem në këto zgjedhje.

Mora një kohë relativisht të gjatë për të vendosur, (vetëm pazaret bëhen shpejt), sepse jetoj dhe punoj vetëm me një qëllim: T’ju shërbej juve, interesit publik, në veçanti elektoratit tim në qarkun e Beratit. Koha ime më e madhe kalon pranë bashkëqytetarëve të mi në Berat dhe vendimi im është reflektim mbi dëshirën dhe mendimin e tyre. Pakënaqësia e tyre dhe ajo e bashkëatdhetarëve të tyre në të gjithë vendin, është e madhe dhe në këto kushte, unë ndjej detyrimin për t’i dhënë shpresën për ndryshim, për të cilën kanë nevojë më 25 Prill.

Kam qenë, jam dhe do të jem zëri i tyre, opozitari i çdo Qeverie, sepse qëllimi im nuk është pushteti (ndryshe do kisha qëndruar me pushtetin kur kam pasur rastet), por është përfaqësimi dinjitoz i atyre që më votojnë me symbyllur. Nga sot, unë zhvendosem me kohë të plotë pranë elektoratit tim në qarkun e Beratit, si Kordinator politik i fushatës për Bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore, për një fushatë që do ngjizë ndryshimin e madh, të cilin shqiptarët e kanë jetik. Kam kërkuar që të jem në fund të listës, numri 7, për t’ju dëshmuar të gjithëve, se sa mbështetje gëzoj në qarkun e Beratit.

Ky është bast moral dhe publik! Unë, Lefter Maliqi, rreshtohem krah partisë që ka kërkuar gjithmonë sistem dinjitoz zgjedhor dhe integrimin e vendit ne BE, këtu e shumë vite më parë, në sinkron të plotë me parimin tim dhe dëshiren e Shqiptareve. Unë votohem dhe votoj, bashkë me ju, për LSI-në, dhe fitojmë 25 Prillin, me dhe për shqiptarët! Ju garantoj se ekipi i LSI-së në Qarkun e Beratit do fitoj 3 mandate, dhe opozita e bashkuar do të kthehet me fitore.

Lajmi kryesor:  Finalja e 25 prillit/ Partitë dorëzojnë listat në KQZ, LSI nxjerr emrat, Kryemadhi kryeson në 3 qarqe me rëndësi. “Pllakos” heshtja në PS e PD, mbledhja e Kryesive finalizon formacionin e zgjedhjeve

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi listat e lsi-së berat monika kryemadhi lefter maliqi listat e lsi-së berat monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 8 Mars 2021, 11:31

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë se procesi i Vettingut në Polici ka dështuar. Në fjalën e saj në ...