Sport

Nuk është pjesë e përfaqësueses prej 5 vjetësh, Ibrahimovic mund ta “fitojë” Suedinë ndaj Kosovës

6 Mars 2021, 21:23 Nga DOSJA
Nuk është pjesë e përfaqësueses prej 5 vjetësh,

SUEDI-Disa muaj para fazës finale të Kampionatit Evropian, Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet të veshë fanellën e Suedisë dhe mund ta bëjë këtë tashmë në fund të muajit, kur janë planifikuar dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, si dhe një ndeshje miqësore me Estoninë. “Kontaktet me Zlatan vazhdojnë” tha zëdhënësi i Federatës Jakob Kakembo Andersson, duke shtuar se emrat e të grumbulluarve për ndeshjet e ardhshme do të shpallet në 16 Mars.’

Ky lajm raportohet nga faqja e internetit e Footbolldirekt. Ibra, i cili me fanellën e Suedisë ka zhvilluar 116 paraqitje dhe ka shënuar 62 gola, nuk e ka veshur fanellën e ekipit kombëtar që nga Euro 2016. Afrimet e para u shfaqën në vjeshtën e kaluar, kur suedezi 39-vjeçar pranoi një lloj nostalgjie për ekipin kombëtar, pas të cilit erdhi në nëntor një takim në Milano i përcaktuar si ‘i frytshëm’ me teknikun Janne Andersson, të cilit sulmuesi i Milanit nuk kishte kursyer disa kritika në të kaluarën.

Ibra aktualisht është pushim për shkak të një dëmtimi dhe kthimi i tij në fushë është planifikuar në 21 Mars kundër Fiorentinës. Nëse nuk ka pengesa, në 16 Mars ai do të jetë gjithashtu në listën e skuadrës, gati 5 vjet pas herës së fundit, në ndeshjen kundër Belgjikës në Kampionatin Evropian 2016.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan suedia ibrahimovic milan suedia

Sondazh

Poll