Sport

Alarmi i Fonsekës: “Po luhet shumë, nuk është njerëzore për lojtarët”

6 Mars 2021, 18:10 Nga DOSJA
Alarmi i Fonsekës: “Po luhet shumë, nuk është

ITALI – “Po luhet shumë, fizikisht kjo nuk është njerëzore për lojtarët,”– ka thënë trajneri portugez Paulo Fonseka, në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Genoa, duke iu përgjigjur atyre që pyetën, nëse po luanin shumë në Europë.

“Kur isha në takimin e UEFA-s, – shtoi ai, – ishte një shqetësim i përgjithshëm. Eshtë normale pastaj që ka kaq shumë lëndime si këto. Thjesht mendoni që flasim për skuadrat e mëdha, si Real dhe Liverpul, ose Bayern Mynih, që erdhi për të luajtur kundër Lacios pa nëntë lojtarët. Më pak ndeshje dhe më pak gara, madje edhe me ekipin kombëtar, kjo mund të ndihmojë,”- u shpreh Fonseka.

Më pas ai ka folur për sfidën e nesërme, por duke u përqëndruar te skuadra e tij e Romës: “Ne kemi përmirësuar pothuajse në gjithçka në krahasim me vitin e kaluar, vetëm golat e pësuar kanë ndryshuar. Mungesa e Veretout? Për ne është e rëndësishme, por në atë pozicion mund të luajnë edhe Vilar dhe Pelegrini, madje edhe Mkhitaran mund të shërbejë. Nesër do të bëj zgjedhjen më të mirë për ekipin”,- tha ai, duke shtuar se “Pedro dhe Smalling do të luajnë”.

B.T (Dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apel per ndeshjet e shumta bayern mynih liverpul paulo fonseka real madrid takimi ne uefa trajneri i romes apel per ndeshjet e shumta bayern mynih liverpul paulo fonseka real madrid takimi ne uefa trajneri i romes

Sondazh

Poll