Sport

Klubi anglez drejt rënies nga Premier League, trajneri i kërkon një nder bashkëshorteve të lojtarëve: Për momentin bëhun

6 Mars 2021, 19:01 Nga DOSJA
Klubi anglez drejt rënies nga Premier League, trajneri i kërkon

ANGLI-Southampton është gjithnjë e më shumë në krizë. “Shenjtorët” nuk kanë fituar në nëntë ndeshje, janë të 14-tët në renditje dhe janë futur në luftën për të mbijetuar. Humbja e fundit erdhi kundër Everton të Carlo Ancelotti dhe konfirmoi vështirësitë e klubit. Kanë mbetur vetëm 11 ndeshje për të mbyllur sezonin dhe ekipi i Ralph Hasenhuttl duhet patjetër të rikthehet fituese nëse dëshiron të sigurojë mbijetesën.

Sigurisht që nuk është një periudhë e lehtë që ndikon edhe në disponimin e lojtarëve. Makthi i rënies nga kategoria afrohet dhe shenjtorët shqetësohen gjithnjë e më shumë. Kufizimet për shkak të pandemisë Covid-19, nuk lejojnë takime me psikologë ose terapistë. Lojtarët kanë gjetur kështu një alternativë. Gratë ose të dashurat të bëhen psikologe për të ndihmuar bashkëshortet e tyre të kapërcejnë frikën e rënies.

Është tekniku Hasenhuttl, siç raportohet nga The Sun, për të nxjerrë në pah punën e madhe të bërë nga bashkëshortet në këtë situatë krize: “Për momentin, psikologet janë gratë tona në shtëpi. Nuk na lejohet të shohim askënd tjetër. Është e vështirë për ne që të jemi në gjendje të takojmë një psikolog për momentin “. Gratë dhe të dashurat për këtë arsye të përpiqen të ndihmojnë lojtarët që të përballen më mirë ndeshjet e fundit të sezonit.” Përfundon trajneri

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ralph hasenhuttl southampton ralph hasenhuttl southampton

Sondazh

Poll