Sport

VIDEO/ Gabimi fatal i Xhakës që i kushtoi fitoren Arsenalit, mesfushori shqiptar masakrohet në rrjetet sociale jo vetëm nga

6 Mars 2021, 19:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Gabimi fatal i Xhakës që i kushtoi fitoren Arsenalit,

ANGLI-Në një sezon larg të qenit pozitiv, edhe gjërat më të thjeshta nuk arrijnë të shkojnë në drejtimin e duhur. Arsenali i Mikel Arteta, fatkeqësisht i dhjeti në renditjen e Premier League, arriti vetëm një barazim ndaj Burnley-t. Londinezët kaluan të parët në avantazh, gjithsesi, “topçinjtë” gabuan që nuk mbyllën takimin dhe në minutën e 39-të Leno ngeci topin në këmbët e Xhakës në zonë, që në përpjekje për ta luajtur, i dhuroi asisit Woodit, që barazoi shifrat. Mesfushori shqiptar u masakrua në mënyrë të pashmangshme nga tifozët në rrjetet sociale.

Kolumnisti i njohur i ITV Piers Morgan shkruajti: “Çfarë budallëku të bësh këtë gabim. Budalla Leno, budalla Xhaka “. Ish-mbrojtësi i Arsenalit Martin Keown shtoi dozën: “Ndaloni së dhëni gola të tillë.” Në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe ish-mesfushori i Anglisë Joe Cole: “Çfarë gabimi nga Xhaka, që kur ka firmosur me Arsenal ai ka bërë më shumë gabime  se çdo lojtar tjetër në Premier League”. Sigurisht që nuk është një e shtunë pozitive për mesfushorin, e diela pritet të jetë edhe më keq se kaq …

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal xhaka arsenal xhaka

Sondazh

Poll