Sport

“Katar 2022”: Amerika Jugut shtyn ndeshjet, pas protestave të klubeve

6 Mars 2021, 18:53 Nga DOSJA

BRAZIL – Komiteti drejtues i Conmebol (Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut), ka vendosur të pezullojë ndeshjet kualifikuese për kupën e botës “Katar 2022”, të planifikuara për këtë muaj, në dy data, më 25 dhe 30 mars. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në Twitter.

Vendimi erdhi nga pamundësia e ekipeve kombëtare amerikano-latine për të pasur lojtarët e tyre në dispozicion në kohën e duhur, duke pasur parasysh vështirësitë e udhëtimit të kushtëzuara nga pandemia. Por, mbi të gjitha, edhe nga vullneti i klubeve europiane për të mos i lënë futbollistët e tyre të largohen, për të shmangur mungesat serioze të organikave të tyre në kampionate.

Fronti për të marrë këtë vendim ishte hapur nga Klop në prag të Liverpul-Çelsi, por ditët e fundit për këtë çështje kishin folur edhe Guardiola, Ançeloti, Bielsa, Solskjaer. Klubet italiane nuk janë prononcuar ende. Ata që shkojnë në Brazil, gjatë kthimit në Itali, duhet t’i nënshtrohen një karantine dy-javore. Tani mbetet të shihet, se kur ndeshjet kualifikuese të marsit e pezulluara nga Conmebol do të zhvillohen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conmebol pezullon ndeshjet pezullohen ndeshjet ne ameriken e jugut conmebol pezullon ndeshjet pezullohen ndeshjet ne ameriken e jugut

Sondazh

Poll