Sport

Shtohen radhët e bardhebluve të Tiranës, trajneri Shehi kërkon fitoren e tretë

6 Mars 2021, 17:05 Nga DOSJA
Shtohen radhët e bardhebluve të Tiranës, trajneri Shehi

TIRANE – Në prag të ndeshjes së javës së 23-të ndaj Kastriotit, radhët e bardhebluve të Tiranës janë shtuar, duke i krijuar mundësinë trajnerit Orges Shehi, të bëjë zgjedhje më të mira, në kërkim të fitores së tretë në radhë ndaj krutanëve.

Trajneri i kryeqytetasve, në konferencën për shtyp sot, ka foluar për ecurinë e Tiranës dhe rikthimin e Bathës dhe Najdovksit, me këtë të fundit që kaloi Covid-19 dhe është grumbulluar përsëri me grupin.

“Nga statistikat është e vërtetë, nuk kemi bërë tri fitore radhazi. Është mundësia për t’u ringjitur dhe marrë fitoren e tretë për objektivat që kemi. Do të futemi me mendimin për të marrë maksimumin e pikëve.

Janë rikthyer lojtarët, Batja dhe Najdovski, por nesër do të vendosim se cilët prej tyre do të aktivizojmë. E rëndësishme është që ata që do të luajnë të jenë 100% në formë për të ndihmuar skuadrën dhe për të dhënë më të mirën e tyre.

Ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe pse jo të arrijmë sa më lart”,- ka deklaruar trajneri Shehi, duke mbajtur mos e fshehur synimin e skuadrës, që në Kamëz do të kërkojë fitoren e tretë radhazi ndaj Kastriotit.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute e kryeqytetit kampionet ne fuqi orges shehi skuadra e kastriotit skuadra krutane tirana bardheblute e kryeqytetit kampionet ne fuqi orges shehi skuadra e kastriotit skuadra krutane tirana

Sondazh

Poll