Sport

Ndreu: “Kemi lojtarë të rinj me energji, ndaj kam besim se do të fitojmë”

6 Mars 2021, 17:25 Nga DOSJA
Ndreu: “Kemi lojtarë të rinj me energji, ndaj kam besim se do

KRUJE – Në javën e 23-të të Superiores, skuadra e Kastriotit, në orën 13:00, në stadiumin e Kamzës, do të përballet me bardheblutë e Tiranës. Fitorja me Skënderbeun ka sjellë qetësi në kampin krutan, por trajneri Ramazan Ndreu, para këtij takimi duke folur për median, nuk e ka fshehur ambicien e tij për të fituar ndaj kampionëve në fuqi.

Sfida me Tiranën? “Lufta vazhdon, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në çdo ndeshje. Kampionati po bëhet më i vështirë, skuadrat që janë mbi ne duhet ta pranoj janë më cilësore dhe bëhen shumë agresive për të marrë pikët. Luajmë në fushën tonë dhe mendoj se do të jemi në nivelin e atyre ndeshjeve të mira që kemi zhvilluar”.

Ngjeshja e kalendarit? “Ndeshjet po luhen nga dy në javë, kështu që është e domosdoshme të bëhen ndryshime në formacion për të ruajtur freskinë, duke u dhënë mundësi atyre që kanë luajtur më pak”.  

Gjendja e Kastriotit? “Te gjithë lojtarët janë në nivel të mirë, kemi me dy tri mungesa të vogla. Ata që do të aktivizohen, do të japin maksimumin. Përparësia jonë do të jetë vrapimi. Kemi lojtarë të rinj me energji dhe vrull, ndaj kam besim që në këtë ndeshje do të dalim me fitore”.

Stadiumi i Krujës? “Një çështje shumë e rëndësishme është ajo e stadiumit. Bashkia në bashkëpunim me presidentin, i kanë bërë hapat e duhur dhe mendoj se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për të filluar punën. Me sa kemi dëgjuar, është në përfundim”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport java e 23-te e superiores ramazan ndreu sfida ndaj tiranes skuadra e kastriotit skuadra krutane java e 23-te e superiores ramazan ndreu sfida ndaj tiranes skuadra e kastriotit skuadra krutane

Sondazh

Poll