Sport

PLAS TE BELGJIKA! Futbollisti del kundër Lukakut për çmimin si futbollisti më i mirë: E meritoja unë, e shoh qersharake

6 Mars 2021, 19:56 Nga DOSJA
PLAS TE BELGJIKA! Futbollisti del kundër Lukakut për çmimin si

BELGJIKË-Thibaut Courtois i zhgënjyer. Portieri mendon se nuk vlerësohet në vendin e tij. Lojtari i Real Madrid në fakt beson se në Spanjë ai vlerësohet më shumë sesa në Belgjikë. Arsyeja? Ndoshta janë mësuar me performancat e tij të jashtëzakonshme deri më tani. Ai rrëfeu në një intervistë për HLN zhgënjimin për mos dhënien e çmimit si futbollisti më i mirë belg. Fituesi u shpall futbollisti i Interit Romelu Lukaku. Thibaut beson se sulmuesi e meriton çmimin por mendon se edhe ai e meritonte atë. Sidoqoftë është për të ardhur keq që në shtëpi nuk e njohin vlerën e tij të vërtetë.

“Kur pata tre vite fantastike në Atletico, kam marrë vlerësime nga e gjithë Belgjika. Unë gjithashtu u zgjodha sportist i vitit dhe mendova se ishte e drejtë. Por sot kam ndjesinë se gjithçka për mua konsiderohet normale. Performanca ime në ndeshjen kundër Valladolid nuk duket se ka ekzistuar. Pothuajse duket se të luash në nivelin më të lartë në klubin më të rëndësishëm në botë nuk është asgjë ”.

Portieri flet edhe për çmimin “Futbollisti belg më i mirë jashtë vendit”, që jepen nga gazeta HLN Sport. Këtë vit Romelu Lukaku zë vendin e parë me 363 pikë, përpara sulmuesit u vlerësua Kevin De Bruyne, por Thibaut beson se edhe ai e meritonte çmimin: “Ata i dhanë Lukakut çmimin më të mirë, edhe unë e  meritoja atë. Nuk më emëruan në mesin e sportistëve të vitit, dhe fakti që ishin lojtarë të tjerë, e shoh qesharake. Por pastaj mendoj ‘Çfarë po shikon?’. Në fakt, unë ndiej më shumë vlerësim në Spanjë, madje edhe jashtë Spanjës, sesa në Belgjikë ”. Përfundon portieri.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport belgjika lukaku thibaut courtois belgjika lukaku thibaut courtois

Sondazh

Poll